Fermerët francezë i japin fund protestave – Përkeqësohet situata në Belgjikë dhe Holandës
Ndërsa fermerët francezë filluan të hiqnin këtë të premte barrikadat e ngritura në rrugët kryesore të vendit, pasi kryeministri Gabriel Attal dha një sërë premtimesh për t’i ndihmuar, kolegët e tyre në Belgjikë dhe Holandë protestuan duke kërkuar çmime të drejta, uljen e taksave dhe të burokracive, duke bllokuar disa pika kufitare mes vendeve të tyre. Fermerët belgë ndërkohë nuk lejuan që kamionët që të hynin apo të largoheshin nga një port ku zbarkojnë prodhime agro bujqësore nga mbretëria e bashkuar dhe vende të tjera.
Kryeministri belg Alexander De Croo iu kërkoi atyre të heqin bllokadat. Protestat e fermerëve kanë përfshirë një numër të madh vendesh evropiane, duke vënë në dukje ndikimin që lufta e be-së kundër ndryshimeve klimatike, çmimet në rritje si dhe konkurrenca nga jashtë kanë tek sektori agrbujqësor.
Protestat arritën kulmin kur fermerët hodhën vezë dhe gurë ndaj ndërtesës së parlamentit evropian dhe ndezën zjarre si dhe shpërthyen fishekzjarrë duke iu kërkuar udhëheqësve evropianë të mbledhur në një samit në ndërtesën e këshillit evropian që të bënin më shumë për ti ndihmuar.