Fermerët kërkojnë pastrimin e kanaleve/ Fermerët: Ndërhyrjet duhet të jenë më të shpeshta

Fermerët e zonës së Bërdicës dhe Trushit në bashkinë Shkodër kanë nisur punën për punimin e tokave bujqësore për këtë sezon.
Por shqetësimi që ato ngrejnë është mospastrimi i kanaleve kulluese e vaditëse prej shumë kohësh.
Ata thonë se ndonëse janë përpjekur të ndërhyjnë vetë me mjete rrethanore, duhet një ndërhyrje më e thellë, me mjete profesionale.
Sipas fermerëve, prodhimet e tyre bujqësore përmbyten pothuajse në çdo periudhë reshjesh. Aktualisht fermerët kanë vijuar mbjelljen e tokave bujqësore ndonëse ekziston frika e përmbytjeve për shkak të kanaleve të bllokuara edhe si pasojë e hedhjes së mbeturinave, për të cilat thonë se në verë janë dhe shkak për burim infeksionesh.