Fermerët, qeveria me skemë të re financimi për bizneset e vogla në bujqësi

Qeveria ka hedhur për shqyrtim në publik një projektligj, që lidhet me dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore. Qëllimi i këtij projektligji është që të sigurojë sa më shumë financime në bujqësi, pagesa të shpejta dhe të drejta për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, si dhe krijimin e një sistemi kolaterali nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm dhe atij të magazinuar.

Në këtë projektligj rregullohen në mënyrë specifike dy instrumentet financiare si “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” dhe “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar”, procedura elektronike e lëshimit të këtyre dëftesave, regjistrimi i tyre në formë elektronike, si dhe në regjistrin e barrëve siguruese, shkruan rtsh.al.

Rritja e financimeve

Me anë të këtij projektligji, që sillet në vëmendje nga rtsh.al, synohet që të rriten financimet në bujqësi; fermerët të nxiten të kultivojnë dhe të prodhojnë sa më shumë produkte bujqësore; një financim paraprak për fermerin, si dhe garantim i kreditorit për t’u paguar në lekë apo në natyrë, me produktin bujqësor të ardhshëm; rregullim juridik i marrëdhënies mes fermerit dhe grumbulluesit të produkteve bujqësore, duke mundësuar që fermeri të paguhet për produktin, që në çastin e grumbullimit apo në një moment më të vonë, kur çmimi i shitjes së produkteve të jetë më i lartë.

Pra, synohet krijimi i një zinxhiri financimi më të mirë për subjektet e përfshira në sektorin bujqësor.

Përvoja botërore

Ky projektligj hartohet për herë të parë në vendin tonë. Në vendet e tjera ka një traditë të konsoliduar në lidhje me këto instrumente financiare mbi produktet bujqësore.

Në rastin konkret janë marrë në konsideratë traditat ligjore të krijuara për të rregulluar këto marrëdhënie juridike në Brazil, Ukrainë, etj.

Në këto shtete fermerët e vegjël janë përballur me problematikën e pamundësisë për të marrë kredi duke përdorur produktin bujqësor si kolateral dhe aty e ka gjenezën thelbi i projektligjit të propozuar.

Kështu në Brazil, që në vitet ’60 u miratua koncepti i “premtimit për të paguar” (Promisory Note) si mënyrë e financimit të bujqësisë, përpara vjeljes së produktit dhe pas magazinimit të produkteve buqjësore.

Fillimisht kjo mënyrë financimi u përdor nga bankat, të cilat mbështeteshin nga qeveria për të financuar fermerët.

Me rënien e mbështetjes financiare nga qeveria u gjetën alternativa të tjera të financimeve private dhe në vitin 1994 u miratua në Brazil instrumenti i ri “Cedula de Prodoto Rural” (CPR) që janë titujt mbi produktin rural, si mënyrë financimi në bujqësi mënyrë e cila solli hov në zhvillimin e bujqësisë në këtë shtet.

Po ashtu në Ukrainë një ligj i ngjashëm është miratuar në vitin 2012, bazuar në modelin e sukseshëm të Brazilit dhe si mënyrë për të ndihmuar me financime fermerët e mesëm dhe të vegjël.

Rezultati në Ukrainë ishte që në gjashtë vite mbi 3500 fermerë lëshuan mbi 7100 tituj mbi produktet bujqësore dhe tejkaluan mbi 1.7 miliardë dollarë financime.

Kostot dhe fermerët

Gjatë procesit të hartimit të këtij projektligji, në vendin tonë është punuar paralelisht dhe në bashkëpunim me ekipet e ngritura në shtetet fqinje për hartimin e të njëjtin ligj si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke synuar një rregullim juridik gati të njëjtë, për instrumentet financiare mbi produktet bujqësore, në të tre vendet.

Projektligji është modern dhe praktik, pa kosto të shtuara për fermerët apo subjektet e tjera të përfshira, si: grumbulluesit, eksportuesit, agropërpunuesit, furnizuesit e lëndëve të para, investitorët, etj.

Procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore e-Albania, pa tarifa, duke kryer në të njëjtën kohë online edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave.

Efekti primar që pritet të sjellë në zbatim ky projektligj do të jetë shtimi i financimit në bujqësi, rritja e sipërfaqes së kultivuar në vend, rritja e ndjeshme e sasisë dhe përmirësimi të cilësisë së produkteve bujqësore, një funksionim më i mirë i gjithë zinxhirit të produkteve bujqësore, që nga çasti i mbjelljes së fidanëve/ farave e deri në çastin e shitjes apo përpunimit të produkteve bujqësore.

Si efekt indirekt pritet që projektligji të ndikojë për mirë duke shmangur problemin e shkaktuar deri tani nga copëzimi i skajshëm i tokës bujqësore. Pra 3 efektet e pritshme pozitive janë të shumta me impakt në rritjen ekonomike në sektorin e bujqësisë, rritje të mirëqënies së fermerëve, si dhe të subjekteve të tjera, të përfshira në këtë sektor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

17 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

17 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

18 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

18 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

18 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

18 hours ago

This website uses cookies.