Fermeri 78- vjeçar, i moshuari punon çdo ditë në tokën e tij prej një dynym
Njësia administrative Postribë është e njohur për tokat buqësore, të cilat janë mjaft pjellore.
Shaqir Çela banor i fshatit Dragoç, ndonëse në moshë të thyer punon çdo ditë në tokën e tij me një sipërfaqe prej rreth një dynymi.
Shaqiri thotë se kjo tokë është mjaft e mirë, ku mund të kultivohen një shumëllojshëmri kulturash.
78- vjecari, e nis punën që herët duke i shërbyer prodhimeve të tij.
Shaqiri ka të kultivuar në tokën e tij krahas perimeve edhe frutikulturë si ullinj, dardha, rrush etj
Ai thotë se do të vijojë të kujdeset për tokën e tij deri sa të këtë forcë.