Fermeri: Plehrat kimike jashtë standarteve/ 71-vjeçari nga Muriqani kërkon shpjegim nga specialistët e bujqësisë
Ky është fermeri Ahmet Sylejmani nga fshati Muriqan i Anës së Malit i cili zotëron një fërmë agro-turizëm, teksa ka ngritur edhe një sipërfaqe me rreth 200 rrënjë ullinj. Në një prononcim për mediat ai tha se plehu kimik i importuar nga Greqia, të cilin e ka blerë në farmacitë bujqësore në Shkodër nuk i përmbush nevojat që ai ka për tokën e tij. 71-vjeçari pretendon se thasët 25 kilogramësh që ai ka blerë me pleh kimik, janë gjysëm të mbushur me gurë të vegjël, ndaj sipas tij toka nuk ka si të ushqehet mjaftueshëm. Fermeri nga Muriqani kërkon shpjegim nga specialistët e bujqësisë, se çfarë efektesh jep bima e mbjellë në tokë duke u ushqyer më këtë pleh organik.Ahmeti punon bashkë me pjestarët e familjes në pronën e tij të cilën e ka kthyer në fermë agro-turistike me ndihmën e një projekti të USAID. Ndër të tjera ai kërkon që fermerët të jenë më të motivuar dhe të mbështetur nga shteti.