Prej më shumë se dhjetë vitesh fermeri Hilmi Zeneli merret me kultivimin e rukolës.
Në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, aty ku ka edhe pronën e tij, Hilmiu ka ngritur edhe serrat e tij në një sipërfaqe rreth 2 dynym. Jo vetëm prodhime cilësore bio, me pleh organik, ai tregton prodhimin e tij në disa qytete të vendit por edhe në Kosovë e Mal të Zi. Fermeri tregon se prodhimi i këtij viti ka qenë i mirë gjithashtu edhe tregtimi por ai thekson se problem mbetet sigurimi i punëtorëve. Kjo fermë familjare, e cila përveç rukolës, prodhon edhe majdanoz, mente dhe domate.
Hilmiu shprehet se edhe me domaten pomodorini ka pasur prodhim të mirë. Fermeri kërkon që të ketë mbështetje më të madhe nga shteti pasi sipas tij nuk ka përfituar asnjë subvencion gjithashtu nuk është dëmshpërblyer asnjëherë nga përmbytjet e viteve të shkuara që perfshinë këtë zonë.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.