Fermeri Zef Pashuku nga Hajmeli i Vaut të Dejës, mes sfidës së jetës dhe suksesit të punës

Zef Pashuku nga fshati Hajmel i Vau Dejsit së bashku me bashkëshorten 3 dekada më parë vendosen të investojnë në bujqësi. E nisën me pak të mbjella për t’u bërë sot ndër fermerët më të mëdhenj në very.
20 vite më parë së bashku me disa fermerë të zonës krijoi kooperativën e Zadrimës e cila sot ka edhe shtampën e verës.
Jeta e përballi me dallgë të mëdha, por më e veshtirë për të ishte humbja e bashkëshortes 3 vite më parë. U gjunjëzua, por sot është i bindur për të vijuar misionin që e nisi së bashku me të.
Mesatarisht në një vit ai kultivon mbi 500 kuintal rrush dhe 300 kuintal ullinj, ku pjesa më e madhe e ullinjve shkon për vaj. Për institucionet, Zefi ka një mesazh që të kthejnë sytë nga bujqësia . 60 vjeçari synon që të investojë sërish në Agroturizëm, i cili sot mban emrin e bashkëshortes së ndjerë “Mirela”… Mes humbjeve dhe të ardhmes, Zefi ka zgjedhur të shikojë drejt kësaj të fundit së bashku me 2 djemtë, duke punuar, jetuar e shpresuar.