Ferrari dhe Red Bull më të “shpejtat”, kalojnë “crash test” dhe bëhen gati për të zhvilluar veturat
Edhe pse nga starti i Botërorit të Formulës 1 na ndajnë ende disa javë duket se konstruktorët e Ferrari-t dhe Red Bull kanë përfunduar punën më të madhe sa i përket ndërtimit të veturave për sezonin e ri.
Sipas asaj që është bërë me dije si Ferrari edhe Red Bull kanë kryer me sukses “crash test”-in dhe tani do të kenë kohën e nevojshme për të modeluar nga ana aerodinamike veturat e tyre.