Ferrari ka zbuluar emrin e ri të njëvendëshes së kuqe me të cilën do të konkurrojë në botërorin 2024. SF-24 do të quhen makinat me të cilat do të garojnë dy pilotët e Ferrarit, Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz.
Asnjë surprizë apo revolucion tek Ferrari në lidhje me emrin e makinës njëvendëshe që do të garojë në kampionatin e ardhshëm të Formula 1. Në Maranello kanë vendosur të ecin në drejtimin e vazhdimësisë, duke zbuluar se makina e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të quhet SF-24, sigla e Skuadrës së Ferrarit për 2024.
“Viti i ri, emër i ri”, është slogani i Ferrarit. Kuqja do të prezantohet zyrtarisht, ndoshta vetëm online, të hënën më 13 shkurt. “Ekipi ka zgjedhur një emër në vazhdimësi me traditën e fundit, e cila ka karakterizuar pothuajse tërësisht epokën hibride të Formula 1 dhe që përfshin siglën SF, që përkon me emrin Skuadra Ferrari.
Kjo formulë debutoi në SF15-T në 2015, viti i dytë i epokës hibride të Formula 1, dhe u braktis vetëm një herë, në vitin 2022, kur makina festoi me emrin F1-75, 75 vjetorin e krijimit të shoqërisë. Leclerc dhe Sainz do të debutojnë me makinën e re SF-24 në kampionatin e ardhshëm që nis më 13 shkurt.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.