Ferrari, vizita sekrete dhe objekte të ndaluara

Ferrari

Ferrari

Si në ç’do sektor, edhe ai i automobilave duhet të ruajë veten. Prodhuesit e makinave, veçanërisht ata të kalibrit të lartë, i kushtojnë vëmendje sekretit industrial, në mënyrë që gjithçka që ndodh brenda realitetit të tyre të mbetet e sigurt.

Ndër këto veçohet edhe Ferrari, i cili për Maranellon, selinë e tij, ka zhvilluar një sistem rregullash strikte që vizitorët e jashtëm, ata pak që kanë fatin të hyjnë aty, duhet t’i respektojnë absolutisht. Por çfarë janë këto rregulla? Ky lajm vjen në veçanti nga gazetarët ekspertë të F1, të cilët ishin të ftuar në shtëpinë e skuadrës së kuqe në një drekë dhe që kishin privilegjin, nuk mund ta quajmë ndryshe duke pasur parasysh kufizimet e rastit, të aksesonin zonat dhe pjesët më të rezervuara të Ferrarit.

Përveç rekomandimeve të zakonshme verbale, ata që hyjnë në disa zona specifike ku marrin jetë supermakinat e zhurmshme duhet të dorëzojnë celularin e tyre në mënyrë që personeli i zgjedhur të mund të errësojë kamerën duke vendosur një ngjitëse të kuqe në të gjitha lentet me fjalën “siguri industriale”, për të parandaluar marrjen e çdo fotografie të paligjshme. Qëllimi i kompanisë është të mbrojë shpikjet dhe prodhimet e saj top sekret, për të parandaluar këdo që të ketë ekskluzivitete të paautorizuara ose, edhe më keq, t’i tregojë diçka konkurrencës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.