Fershtapen “perandor” i Japonisë, Red Bull fiton botërorin e Konstruktorëve
Dështimi në Singapor ka shërbyer si motivim për Çmimin e Madh në Suzuka. Maks Fershtapen ka dominuar garën në Japoni duke i dhuruar kështu edhe gëzimin e parë të madh sezonal veturës Red Bull, e cila me pikët e grumbulluara deri më tani ka siguruar vendin e parë në klasifikimin e konstruktorëve.
Sa i përket garës dy vendet e tjera të podit i shkuan veturave McLaren. Lando Norris dhe Piastri morën respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa Ferrari i Lëklerk mbylli garën në vendin e katërt e ndjekur nga vetura Mercedes e Hamiton.