Fest 62, Begaj dhe Kurti do të ndjekin live spektaklin, të pranishëm edhe shumë VIP-a nga bota e politikës, artit dhe showbizit
Fest 62, ka pushtuar tashmë mëndjen dhe shpirtin jo vetëm të spektatorëve në sallën e Pallatit të Kongreseve, miliona teleshikuesve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e e Veriut, por edhe të niveleve të larta në fushën e politikës, artit dhe botës së showbizit.
Përkrah drejtuesve më të lartë të RTSH-së, si Drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, do të jetë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shoqëruar nga bashkëshortja, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sociologu i njohur në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, përfaqësuesja e zgjedhur e komunitetit etnik shqiptar, Ardita Sinani, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Flutura Açka, drejtues të lartë të Bashkisë së Tiranës, nënkryetari, Andi Seferi, analisti Milaim Zeka dhe juristi, Genc Gjokutaj, si dhe shumë personalitete të tjera të hapësirës mbarëshqiptare.
Fest 62 ka zgjuar interes të madh edhe në botën e spektaklit, artit dhe showbizit shqiptar. Në sallën e Pallatit të Kongreseve, në natën finale, do të jenë të pranishëm edhe kantautori dhe një prej moderatorëve më të njohur në vend në botën e spektaklit, Ardit Gjebrea, sëbashku me bashkëshorten, regjisori Petri Bozo, çifti i famshëm Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, komentatori i famshëm Dritan Shakohoxha e të tjerë.
Nata e katërt finale e Fest 62 pritet të ketë edhe shumë personalitete të tjera të njohura, të cilët do të shijojnë drejtpërdrejt natën magjike të Fest 62, si dhe momentet e ndarjes së çmimeve. Surprizat nuk do të jenë vetëm në sallën e Koncerteve në Pallatin e Kongreseve, por edhe në skenën magjike e cila është kthyer në epiqendrën e artit dhe kulturës mbarëkombëtare.