Categories: KulturëLajme

Fest 62- Kraja: Këtë vit i është dhënë shumë rëndësi këngës, Orkestra ka peshën e saj ngjyruese

Pak orë na ndajnë nga nata finale e Festivalit të Këngës ku dhe do të zgjidhet fituesi i edicionit të 62 si edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion.

Dirigjenti Gridi Kraja i cili prej shumë vitesh dirigjon Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar në skenën e Festivalit të Këngës tregon  për emisionin “Jetë Shqiptare” se si ka qenë ecuria e këngëve ndër vite.

Ai shprehet se muzika vjen çdo vit me frymë të re pasi ndryshimet vijnë edhe me evoluimin e teknologjisë.

“Duhet të kthesh kokën pas për të bërë ndryshimet si bëheshin këngët. Natyrisht që ka ndryshime, çdo gjë ecën me kohën, por nga edhe nga ata që ruajnë disi të njëjtën tradit të melodisë shqiptare. Gjithsesi gjithçka evoluon pasi evoluon dhe teknologjia dhe është e pamundur që edhe muzika mos të jenë në frymë të re. Ky vit ka rryma të reja, që ndonjëherë për publikun vijnë çuditshëm, kryesisht vijnë nga Kosova. Janë ndryshe, janë interesante, por janë pak të vështira për tu kuptuar nga publiku”.

Nga ana e tij ai shprehet se po e shijon shumë këtë event ndërsa vlerëson Orkestrën e RTSH-së. Kraja thekson se këtë vit në Festival i është dhënë shumë rëndësi këngës.

“Kemi rreth 50 profesionistë në skenë, Orkestra ka peshën e saj ngjyruese në këngë. Ne e shijojmë gjithmonë festivalin. Këtë vit i është dhënë shumë rëndësi këngës”, tha Kraja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

32 minutes ago

Tabaku pret në takim kryetaren e Kuvendit çek: Mbështetje për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Kryetarja e Dhomës së Ulët të…

37 minutes ago

Fest 63 – Orkestra dhe bendi muzikor në prova, dirigjenti Kaçinari: Mbizotërojnë muzika Pop dhe Rrok

Ndërsa na ndajnë më pak se një muaj nga ngjarja më e madhe dhe më…

41 minutes ago

Flamuri 85-vjeçar në Lezhë – Objekti i ushtarakut italian Ferruccio Ranza do të ekspozohet në muze

Një flamur 85-vjeçar do ti shtohet muzeut etnografik të Lezhës në këtë 112-vjetor të Shpalljes…

44 minutes ago

80 vajza dhe gra denoncuan dhunën këtë vit – Nisin 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

80 vajza dhe gra kanë denoncuar pranë strukturave të shërbimit social në Bashkinë Shkodër dhunën…

53 minutes ago

Miqësorja me Rumaninë, Grima fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të përballet me Rumaninë në një ndeshje miqësore më 3…

1 hour ago

This website uses cookies.