Fest 62- Media e Eurovizionit i bën jehonë natës së dytë të Festivalit

Fest 62

Fest 62

Burimi i Lajmeve të Eurovizionit (ESCToday) i ka bërë jehonë natës së dytë të Festivalit të Këngës 62 në RTSH. Në faqen zyrtare, ESCToday jep detaje mbi performancat dhe surprizat e rezervuara këtë mbrëmje, teksa fton edhe publikun ndërkombëtar që të shijojë spektaklin.

Nis sot nata e dytë e Festivalit të 62-të të këngës, ku 15 këngëtarë do të performojnë në skenën e madhe. Artistë të njohur të muzikës shqiptare, të rinj dhe grupe alternative do të ngjiten në skenë për të dhuruar shumë emocione, muzikë dhe spektakël.

Lista e plotë e këngëtarëve për natën e dytë

1. Big Basta & Vesa Luma – Mbinatyrale
2. Elsa Lila – Mars
3. Jasmina Hako – Ti
4. Michela Paluca – Për veten
5. Anduel Kovaçi – Nan’
6. Kleansa Susaj – Pikturë
7. Eden Baja – Ajër
8. Erina & The Elementals – Jetën n’skaj
9. Irma Lepuri – Më Prit
10. Arsi Bako – Zgjohu
11. Tiri Gjoci – Në endërr
12. Besa Krasniqi – Esenciale
13. Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
14. Troy Band – Horizonti i ëndrrave
15. Martina Serreqi – Vetëm ty

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.