Categories: KulturëLajme

Fest 62/ Në finale nuk munguan personazhe të njohur të botës së spektaklit, Ardit Gjebrea: Pas kaq vitesh u riktheva për ta shijuar

Mbrëmja finale e Fest 62 dhuroi një spektakël absolut, mbushur me emocione, ndërsa ishin të shumtë personazhët e njohur të botës së spketaklit, artit e showbizit shqiptar që e ndoqën atë drejtpërdrejtë nga Pallati i Kongreseve.

Moderatori Ardit Gjebrea vlerësoi realizimin e Festivalit, teksa tha se rikthehet për ta shijuar natën finale live pas shumë vitesh.

Pas kaq vitesh rikthehem për të shijuar Festivalin e Këngës në Televizion. Do të doja të uroja me zemër stafin realizuar sepse unë ç’do të thotë të bësh një festival kështu që duke filluar që nga drejtori Alfred Peza, Orkestrës, regjisori Pali se nuk dua t’i marr me radhë pasi nuk dua t’i humb rëndësinë askujt. Të gjithë ju uroj për punën dhe mundin“, u shpreh moderatori Ardit Gjebrea.  

Piktori Helidon Haliti po ashtu vlerësoi organizimin ndërsa u shpreh se këtë vit Festivali erdhi me risi. 

Kishte jashtëzakonisht dritë, organizim dhe prurje absolute. Falenderojmë RTSH-në pasi për 62 vjet na sjell këtë festival, por ketë herë kishte risi të jashtëzakonshme”.

Ne e shijuam, akoma më shumë me fituesen që do na përfaqësojë në Eurovizion Besa Kokëdhima”, u shpreh regjisorja Elma Doresi.

Festivali i 62 i këngës ka patur një impakt të jashtëzakonshëm duke rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve. 

Mat Retkoceri me këngën “Çmendur” u shpall fituesi i Festivalit të 62 të Këngës në RTSH.  Në vend të dytë u rendit këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në Ëndërr”, ndërsa në vend të tretë artisti nga Kosova Shpat Deda.

Sakaq, votat e publikut shpallën fituese këngën e interpretuar nga Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në Malmo të Suedisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

7 minutes ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

20 minutes ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

42 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

44 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

45 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

13 hours ago

This website uses cookies.