FEST 62 në gjithë rajonin- Festivali do transmetohet në Malin e Zi, Kosovë e Maqedoninë e Veriut
Interesi i jashtëzakonshme për edicionin e 62 të Këngës në Radio Televizionin shqiptar ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nata finale e FEST 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi duke marrë në këtë mënyrë përmasa ballkanike.
Radio Cerna Gora, kanali në gjuhën shqipe i Radio Televizionit publik të Malit të Zi do të transmetojë drejpërdrejtë natën magjike të ndarjes së çmimeve.
Ndërkohë teleshikuesit nga Kosova do t’i ndjekin tre netët e para të FEST 62 përmes valëve të kanalit muzikor të RTK nddërsa nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.
Po ashtu për të gjithë dëgjuesit e radios nga Kosova, Festivali i Këngës në RTSH do të transmetohet edhe në Radio Kosova.
Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti edhe në Maqedoninë e Veriut përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.
Ndërkohë katër netët e festivalit do të transmetohen drejpërdrejt në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.
Ndërsa në Radio 2 dhe RTSH 24 çdo mbrëmje do të transmetohet një emision i dedikuar ku këngëtarët dhe artistët pjesëmarrës do të ndajnë emocionet e tyre pas performancës në skenën magjike.