Categories: KulturëLajme

FEST 62 në gjithë rajonin- Festivali do transmetohet në Malin e Zi, Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Interesi i jashtëzakonshme për edicionin e 62 të Këngës në Radio Televizionin shqiptar ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nata finale e FEST 62 do të transmetohet edhe në Malin e Zi duke marrë në këtë mënyrë përmasa ballkanike.

Radio Cerna Gora, kanali në gjuhën shqipe i Radio Televizionit publik të Malit të Zi do të transmetojë drejpërdrejtë natën magjike të ndarjes së çmimeve.

Ndërkohë teleshikuesit nga Kosova do t’i ndjekin tre netët e para të FEST 62 përmes valëve të kanalit muzikor të RTK nddërsa nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.

Po ashtu për të gjithë dëgjuesit e radios nga Kosova, Festivali i Këngës në RTSH do të transmetohet edhe në Radio Kosova.

Nata finale e Fest 62 do të transmetohet drejpërsëdrejti  edhe në Maqedoninë e Veriut  përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Ndërkohë katër netët e festivalit do të transmetohen drejpërdrejt në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

Ndërsa në Radio 2 dhe RTSH 24 çdo mbrëmje do të transmetohet një emision i dedikuar ku këngëtarët dhe artistët pjesëmarrës do të ndajnë emocionet  e tyre pas performancës në skenën magjike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.