Fest’ 62 në RTSH, drejtori artistik Bojken Lako: Përzgjedhja ishte e drejtë, s’mbajtëm anë

Festivali 62 i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar shpalli këtë javë pjesëmarrësit për eventin më të rëndësishëm muzikor të fundvitit.

Janë 31 këngë të konfirmuara mes 77 të tillave që u përzgjodhën nga një juri profesioniste. Procesi ishte i fshehtë për të shmangur anësinë apo favorizimin e artistëve të caktuar.

Në “Jetë shqiptare” në RTSH, drejtori artistik i Festivalit, Bojken Lako, informoi se këtë fundvit janë rikthyer shumë artistë dhe emra të rinj.

Kemi një hapësirë të madhe për artistët e rinj, grupe muzikore, rryma të ndryshme, një panoramë të bukur të muzikës shqiptare, duke ruajtur traditën dhe duke propozuar muzikë të re, duke i dhënë më tepër vlerë skenës muzikore,” tha z. Lako, i kënaqur nga pjesëmarrja.

Prurjet muzikore sivjet janë afër atyre maksimaleve ndër vite, dhe raporti sasi-cilësi është ruajtur.

Sipas z. Lako, përzgjedhja e fshehtë ka bërë që të dalin këngët më të mira dhe profesionale.

Kjo është risia e këtij viti. Duke u konsultuar, anëtarët e komisionit pranues kanë dëgjuar këngët, materialet në konkurs me numra dhe jo me emra këngëtarësh, për të qenë të lirshëm në përzgjedhje. Risi tjetër: kemi pasur dy poete për tekstet si anëtare të komisionit. Ne duam të përmirësojmë nivelin e muzikës,” shtoi z. Lako.

Përveçse më i drejtë në përzgjedhje, Festivali 62 ka përparuar këtë vit edhe për sa i përket komunikimit, me një staf më të shpejtë, transparent, dhe më aktiv në rrjetet sociale.

Rrymat në konkurrim do të jenë të ndryshme.

Ka edhe balada. Është një raport i balancuar me këngë të rrymës rrok, muzikë alternative, ndjesi të muzikës elektronike. Përshtatja me orkestrën simfonike do të japë mundësinë që të ngjizen mirë dhe më veçantë me formën e këngës,” deklaroi artisti Lako.

Një nga veprimtaritë e jetës së tij profesionale është edhe promovimi i artistëve të rinj. Ata do të ndahen në kategoritë e artistëve debutantë dhe jodebutantë.

Ndërsa votimi për Festivalin e 62-të do të bëhet sipas një formule që do të përfshijë edhe publikun.

Një pjesë e risisë ishin dhe seancat e hapura që organizuam me ndjekës, grupe të ndryshme. Kjo formulë do e rregullojë nivelin. Për të përfshirë publikun ne krijuam këtë formulë. Mbase ajo do të përmirësohet që peshën më të madhe ta mbajë publiku, 60-40,” tha z. Lako në “Jetë shqiptare”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

12 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.