“Fest 62” në sytë e shkodranëve / Muzikantët dhe artistët shkodranë vlerësojnë ecurinë e festivalit
Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më e rëndësishme muzikore në vend. Edicioni i 62-të i tij, përveçse ka shtuar 31 krijime të reja fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare, ka patur të ftuar artistë botërorë, nota humori dhe nostalgji këngësh.
Në Shkodër ai ka patur një vëmendje të veçantë nga ana e artistëve dhe muzikantëve edhe për faktin se në të pjesëmarrës janë edhe këngëtarë nga Shkodra.
Si një ish-pjesëmarrëse e Festivalit të Këngës, këngëtarja shkodrane Orjeta Kelaj vlerëson performancat e gjalla dhe aftësitë vokale të artistëve.
Një vëmendje e shtuar është pikërisht tek debutantët e këtij edicioni.
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës do të mësojë sonte fituesin e saj dhe po ashtu edhe përfaqësuesin zyrtar të Shqipërisë Eurovision Song Contest.