Fest 62 ngre nesër siparin, Lako zbulon emrat: Të ftuar, ikona të muzikës shqiptare

Lako

Lako

Edicioni i 62 i Festivalit të Këngës do të ngrejë nesër (19 dhjetor) siparin, teksa të gjithë do të kemi mundësi të shijojmë 4 netë magjike nën shoqërinë e muzikës së mirë.

Drejtori Artistik i Festivalit, Bojken Lako ka treguar për “Jetë Shqiptare” të tjera surpriza, teksa ka bërë me dije edhe emrat e ikonave të muzikës që do të ngjiten në skenë. Ne natën e parë, përveç njohjes me këngët pjesëmarrëse në Festival, publiku do të ketë mundësi të shijojë edhe një performancë speciale të artistit të mirënjohur italian, Umberto Tozzi.

Nata e dytë e Festivalit do të ngjisë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare si Aleksandër Gjokën, Adelina Ismailin e Indrit Mesinin. Në natë e tretë, që është edhe nata e nostalgjisë, do të dëgjojmë zërat e mrekullueshëm të këngëtareve Irma dhe Eranda Libohova dhe Eugen Bushpepës.

Lako bëri me dije se akoma më shumë surpriza janë rezervuar për natën e katërt të Festivalit.

Ka të ftuar të ndryshëm, muzikantë, artistë nga Shqipëria dhe bota që do të performojnë natën e parë dhe të dytë. Në natën e parë do të jetë në një performancë speciale artisti i mirënjohur italian Umberto Tozzi, përveç bukurisë dhe atij emocionit që kemi për shfaqjen e parë të këngëve. Edhe natën e dytë do të ketë të ftuar të ndryshëm sepse ky është edhe koncepti i këtyre 4 ditëve, një festë e fundvitit në edicionin e 62 ku do të ketë artisë që janë ikona të muzikës shqiptare. Do të performojnë Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili, Indrit Mesiti. Nata e tretë gjithashtu është e mbushur me të ftuar që është nata e nostalgjisë që do të jetë dhe një risi, pro që nuk dua ta zbuloj. Falënderoj shumë artistët që na janë bashkuar në këtë natë si Irma dhe Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Ilir Shaqiri. Është një listë e gjatë me artisë që do të performojnë në natën e tretë. Edhe nata e katërt ka surpriza që nuk mund t’i zbuloj të gjitha, por do të doja të falënderoja të gjithë artistët dhe muzikantët për përgjigjen pozitive për të marrë pjesë në këtë Festival të 62 të Këngës”, u shpreh Lako.  

Drejtori Artistik i Festivalit u shpreh se këtë vit i është kushtuar më shumë rëndësi nivelit të teksteve, që do të reflektohet edhe në përzgjedhjen e jurisë.

Këtë vit që në skemën e pranimit të këngëve i kemi dhënë mundësi pak më tepër rritjes së nivelit të teksteve duke përcaktuar një temë kryesore të Festivalit që është fjala dhe muzika. Publiku do ta shohë që edhe në vlerësimin dhe në përzgjedhjen e personaliteteve të jurisë një vend kryesor do të ketë teksti, krijimi, autorët e kantautorët”, tha Lako.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.