Fest 62/ PeterPan Quartet rrëmben Çmimin e Debutantit më të mirë. Martina Serreqi fiton Çmimin e Kritikës

PeterPan Quartet
PeterPan Quartet me këngën “Edhe një herë” kanë rrëmbyer Çmimin e Debutantit më të mirë në Fest 62. Çmimi u dorëzua nga pianistja Anila Aliu.
Ndërkohë, këngëtarja Martina Serreqi ka fituar çmimin e kritikës. Çmimin e ka akorduar këngëtari i njohur Indrit Mesiti, i cili ishte pjesë e jurisë së Fest 62.
“Jam shumë e emocionuar, faleminderit shumë për duartrokitjet, faleminderit orkestra, faleminderit edhe ata që nuk më kanë ndjekur sot”, u shpreh e emocionuar këngëtarja Martina Serreqi.