Fest 62 plot surpriza, këngëtarët më të mirë shqiptarë të ftuar specialë në Festival
Umberto Tozzi nuk është i vetmi këngëtar surprizë që do të performojë në Festivalin e 62 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Në tre netët e tjera të Fest 62, në skenë bashkë me këngëtarët pjesëmarrës do të ngjiten edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, të cilët kanë bërë historinë në festivale dhe kanë fituar edhe çmime.
Do të këndojnë në Fest 62: Aurela Gaçe, Aleksandër Gjoka, Irma dhe Eranda Libohova, Eugent Bushpepa, Elton Deda, Eneda Tarifa, Ilir Shaqiri, Sidrit Bejleri, Fitnete Tuda, Jehona Sopi, ndërsa do të rikthehet në skenë pas shumë vitesh edhe Adelina Ismajli.
Të katër netët e festivalit do të ofrojnë për të gjithë publikun dhe teleshikuesit surpriza të shumta dhe muzikë shumë të mirë.