Categories: LajmeVip & Spektakël

Fest 62, prezantohet ekipi realizues, emra të famshëm nga fusha e muzikës, skenarit dhe regjisë skenike

Personalitete të jetës artistike në Shqipëri në fushën e muzikës, letrave, si dhe artit skenik, kanë zbardhur disa prej detajeve të Festivalit të 62 të Këngës në RTSH, që është ngjarja më e rëndësishme muzikore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha trojet shqiptare.

Drejtori artistik i Fest 62, Bojken Lako, skenaristi i këtij eventi, Enkel Demi, kantautori dhe një prej figurave të spikatura të muzikës shqiptare, Elton Deda, prezantuesja Adriana Matoshi, si dhe regjisori i njohur Pali Kuke, do të jetë ekipi i cili do të realizojë ngjarjen e shumë pritur muzikore. Ndërsa drejtor i Fest 62 do të jetë drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza.

Në konferencën për shtyp zhvilluar për këtë event, Drejtori artistik i Fest 62, Bojken Lako, në fjalën e tij prezantuese theksoi jo vetëm rëndësinë e kësaj ngjarje muzikore, por edhe përkushtimin e të gjitha niveleve drejtuese në RTSH që Fest 62 të jetë në nivelin më të lartë artistik.   

“Kemi filluar punën disa muaj më parë. Ka qenë një rrugëtim plot sfida deri në përzgjedhjen e materialeve në mënyrë që të kemi një paraqitje sa më të mirë të këtij edicioni”, theksoi Lako.

Enkel Demi: Juria do e ketë të vështirë

Ndërsa Enkel Demi, një figurë e njohur në fushën e moderimit të emisioneve, por edhe si shkrimtar, do të jetë skenaristi i Fest 62. Sipas tij, ky do të jetë një edicion i jashtëzakonshëm.

“Është një ngjarje e madhe për të gjithë tregun muzikor. Festivali ka vështërsitë e veta. Kthehem si skenarist në këtë festival. Arma jonë më e fortë në këtë festival do të jetë muzika dhe këtu parashikoj që juria do yta ketë mjaft të vështirë që të zgjedhë çmimin e parë’, tha Demi.

Pali Kuke: Kush këndon në Festivalin e RTSH fama i ndjek gjithë jetën  

Ndërsa regjisori i njohur, Pali Kuke, e përmblodhi famën e Festivalit që organizon RTSH me një fjali të vetme duke u shprehur se “kush shkel në këtë festival bëhet VIP i skenës tërë jetën”.

“Kjo famë i shoqëron kur hypin në këtë skenë. Është festivali ndër më të vjetrit në Evropë. Para 20 vitesh shkuam për herë të parë parë në festivalin Evropian. Ka materiale shumë të mira muzikore, por do të ketë edhe shumë shoë. Gjithësesi, suprizat nuk do të zbulohen që tani”, tha Kuke.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

17 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

17 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

17 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

17 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

17 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

17 hours ago

This website uses cookies.