FEST 62 renditet i 18-ti në X, Britania e Madhe interes të lartë për natën e parë të Festivalit
Nata e parë e Festivalit të këngës ka patur shikueshmëri dhe ecuri të kënaqshme edhe në rrjetet sociale.
Sipas kërkimeve në platformën IKS, hashtagu#fik62 (fest62) në Britaninë e Madhe ka ngjallur një interes të lartë. Të dhënat tregojnë për një renditje në vendin e 18 dhe të 24, duke lënë pas emra të njohur ndërkombëtar.
Gjithë netët e Festivalit, do të gjejnë një pasqyrim të gjerë dhe profesional jo vetëm në platformën IKS por edhe në rrjetet e tjera sociale për ta bërë këtë ngjarje të rëndësishme muzikore më të aksesueshme nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.
Nata e parë ngjiti në skenë 16 këngëtarë, përkatësisht: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.
Sot, në natën e dytë të Festivalit, premtohen emocione dhe surpriza të reja. Një spektakël për të mos u humbur.
Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të arrijë tek çdo shqiptar kudo në botë. Katër netët e festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH-1, Radio Tirana 1 dhe RTSH muzikë.