Fest 62, sot provat gjenerale / Në natën e parë këndon dhe artisti Italian Umberto Tozzi
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e Festivalit të 62 të këngës, të gjithë komponentët janë bërë bashkë për të dhuruar një mbrëmje spektaktli te spektatori dhe telespektatori. Regjisori Pali Kuke ndan detaje nga momentet e provave gjenerale në Pallatin e Kongreseve.
Për katër netët e festivalit do të ketë surpriza dhe të ftuar të veçantë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë saj, Mjafton të kujtojmë të ftuarin special të natës së parë, këngetarin italian Umberto Tozzi, këngët e të cilit janë shumë të njohura edhe për publikun shqiptar.
Ndërkohë në biletarinë e pallatit të Kongreseve vijon shitja e biletave për 3 netët e para të Festivalit, ashtu si edhe në platformën online vivere.al. së shpejti do të dalin edhe biletat e natës finale. Në skenën magjike të festivalit do të ngjiten 31 këngëtarë, 17 prej të cilëve për herë të parë.