Categories: KulturëLajme

Fest 62, sot provat gjenerale / Në natën e parë këndon dhe artisti Italian Umberto Tozzi

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e Festivalit të 62 të këngës,  të gjithë komponentët janë bërë bashkë për të dhuruar një mbrëmje spektaktli te spektatori dhe telespektatori. Regjisori Pali Kuke ndan detaje nga momentet e provave gjenerale në Pallatin e Kongreseve.

Për katër netët e festivalit do të ketë surpriza dhe të ftuar të veçantë, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë saj, Mjafton të kujtojmë të ftuarin special të natës së parë, këngetarin italian Umberto Tozzi, këngët e të cilit janë shumë të njohura edhe për publikun  shqiptar. 

Ndërkohë në  biletarinë  e pallatit të Kongreseve vijon shitja e biletave për 3 netët e para të Festivalit, ashtu si edhe në platformën online vivere.al. së shpejti do të dalin edhe biletat e natës finale. Në skenën magjike të festivalit do të ngjiten 31 këngëtarë, 17 prej të cilëve për herë të parë. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

9 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

9 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

9 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

12 hours ago

This website uses cookies.