Categories: KulturëLajme

Fest 62- Umberto Tozzi, i ftuar special në natën e parë të festivalit të RTSH-së

Nis sot Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Umberto Tozzi, është i ftuari special i natës së parë të Festivalit të 62-të, që starton në orën 21:00.

Umberto Antonio Tozzi është një këngëtar dhe kompozitor italian i muzikës pop dhe rock. Gjatë karrierës së tij, ai ka shitur mbi 70 milionë disqe në gjuhë të ndryshme ndërkombëtarisht, dhe hitet e tij më të mëdha ndërkombëtare janë: “Stella Stai”, “Gloria”, “Tu” dhe “Ti Amo”.

Tozzi lindi më 4 mars 1952 në Torino, Itali. Në vitin 1968, në moshën 16-vjeçare, Umberto Tozzi iu bashkua ‘Off Sound’, një nga grupet e shumta që performuan në ambiente të vogla përreth Torinos. Në Milano, ai u takua me Adriano Pappalardo, me të cilin formoi një grup muzikor të përbërë nga 13 anëtarë me të cilin filloi më pas një turne italian në shkallë të gjerë.

Në vitin 1974, Tozzi pati suksesin e tij të parë si kompozitor, me këngën “Un Corpo, un’anima” (“Një trup, një shpirt”).

Në vitin 1976, ai publikoi albumin e tij të parë, Donna Amante Mia (“Gruaja, e dashura ime”), i cili përmbante këngën “Io Camminerò” (“Unë do të eci”), e interpretuar me shumë sukses nga Fausto Leali. Në vitin 1977 doli në treg “Ti Amo”, një nga këngët më të njohura të Tozzit. Kjo këngë  qëndroi për shtatë muaj në krye të renditjes së këngëve italiane dhe u bë një sukses ndërkombëtar në të gjithë Evropën.

Në vitin 1978, Tozzi publikoi këngën Tu, një tjetër hit në Itali, dhe bëri një turne australian, i cili u organizua nga promotori italo-australian Duane Zigliotto dhe përfundoi në Shtëpinë e Operës së Sidneit me dy koncerte të plota.

Një vit më pas Tozzi regjistroi një nga këngët e tij më të famshme, “Gloria”, e cila u bë një hit i madh në Itali në 1979 dhe 1980. Jonathan King shkroi tekstin në anglisht, e cila u bë e njohur edhe në Britaninë e Madhe në 1979, e më pas u interpretua nga këngëtarja angleze Elkie Brooks në vitin 1980. Një version cover u soll nga këngëtarja amerikane Laura Branigan në 1982, gjë që bëri që kënga të rritet në popullaritet edhe në SHBA. Branigan punoi me aranzhuesin dhe tastieristin e versionit të Tozzi-t, Greg Mathieson, për t’i dhënë këngës atë që ajo e quajti “një goditje amerikane”. Kenga qëndroi në top listat e popit amerikan për 36 javë.

Nga fundi i vitit 1980 ai publikoi “Stella Stai”, një tjetër nga hitet e tij kryesore. Në fillim të viteve 1980, ai publikoi një album të quajtur Tozzi, të cilin e regjistroi në një koncert me një grup muzikantësh amerikanë dhe ishte regjistrimi i tij i parë live. Menjëherë pas kësaj, Latin Group Menudo regjistroi versionin spanjoll të “Stella Stai”, të titulluar “Claridad”, gjë që e bëri atë një nga rekordet më të shitura në të gjithë Amerikën Latine.

Pas një periudhe mungese në skenën muzikore, Tozzi u kthye në vitin 1987 dhe fitoi Festivalin e Muzikës në Sanremo me këngën “Si Può Dare Di Più” (“Mund të jepet më shumë”), të cilën e këndoi me Gianni Morandi dhe Enrico Ruggeri. Në vitin 1987 ai publikoi gjithashtu “Gente Di Mare” (“Njerëzit e detit”), të cilin e interpretoi me Raf në Eurovizion dhe fitoi vendin e tretë. Në vitin 1988, Tozzi publikoi albumin e tij të dytë live, The Royal Albert Hall.

Në vitet 1990, Tozzi regjistroi disa këngë të tjera si “Gli Altri Siamo Noi” (“Ne jemi të tjerët”), albumin “Equivocando” (“Keqkuptim”), Il Grido (“Zbulesa”) dhe Aria e Cielo (“Ajri”. dhe Qielli”). Ai gjithashtu publikoi një përmbledhje të hiteve më të mëdha, Le Mie Canzoni (“Këngët e mia”).

Në vitin 2000 dhe 2005, ai interpretoi “Un’altra Vita” (“Një jetë tjetër”) dhe “Le Parole” (“Fjalët”) në Festivalin e Sanremos. Mes dy eventeve, ai publikoi edhe një duet me këngëtaren franceze Lena Ka të klasikut të tij “Ti Amo”. Tozzi publikoi një tjetër përmbledhje të hiteve më të mira, një grup me 2 disqe të titulluar The Best of, dhe një tjetër single, “E Non Volo”. Në janar 2009 ai publikoi këngën “Cerco ancora te”, të kompozuar nga Emilio Munda dhe Matteo Gaggioli.

Në vitin 2013, versioni i tij i ri-edituar i “Gloria”, i kënduar në italishten e tij origjinale, u vendos nga Martin Scorsese në kolonën zanore të filmit “The Wolf of Wall Street” të nominuar në Oscar 2014.

Gjatë karrierës së tij, Tozzi ka shitur mbi 70 milionë disqe në gjuhë të ndryshme ndërkombëtarisht.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

17 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

17 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

17 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

17 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

17 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

17 hours ago

This website uses cookies.