Lajme

Fest 63, artistët pjesëmarrës bashkohen në prova me Orkestrën e RTSH

Jemi vetëm dy javë larg nga nisja e festivalit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë në Radio Televizionin Shqiptar.

Provat dhe përgatitjet po zhvillohen intensivisht.

30 artistët pjesëmarrës në Fest 63 janë bashkuar në prova së bashku me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dhe bandës muzikore, ndërsa pas datës 10 dhjetor i gjithë formacioni do të zhvendoset në Pallatin e Kongreseve për provat finale.

Ata që kanë më shumë emocione janë këngëtarët të cilët konkurrojnë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nga 30 artistë konkurrues në Fest 63, 16 prej tyre do të ngjiten për herë të parë në skenën e festivalit.

Vijmë me një këngë tonën që quhet ‘Zjerm’. Është në stilin tonë. Është një përzierje e muzikës elektronike me muzikën tradicionale shqiptare dhe me muzikën orkestrale të Festivalit. Kënga është e shkruar nga Beatriçja. Ndihemi shumë mirë,” tha artisti Kol Laca.

Kënga që kemi shkruar është një këngë që e kemi menduar për Festivalin. Vitin që do të vijë do të publikojmë një album. Për albumin nuk gjetëm një këngë adapte për Festivalin dhe e shkruajtëm dhe na kanë zgjedhur,” shtoi Beatriçe Gjergji.

Fest 63 do të vijë në datat 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

19 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

19 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

19 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

19 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

19 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

19 hours ago

This website uses cookies.