Lajme

Fest 63 – Autorja e festivalit Zefina Hasani zbulon disa nga surprizat

Ethet e garës në festivalin e fund vitit po ndihen çdo ditë e më shumë teksa i afrohemi datave kur do të mbahet Fest 63. Nën moton “Rikthimi te rrënjët e festivalit ndër vite”, ky edicion premton emocione dhe surpriza të shumta.

Ky rikthim tek rrënjët do të jetë i demonstruar që në momentin e parë të hapjes të natës së parë. Edhe në këtë edicion kemi artistë si Mihallaq Andrea që vjen për herë të parë në festival dhe ka një karrierë të gjatë ndërkohë kemi dhe shumë të rinj që për hir të vërtetës i kemi jashtëzakonisht shumë të mirë”, u shpreh Zenfina Hasani, Autore e Fest 63.

Në skenën e magjishme të Festivalit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare do të përformojnë jo vetëm artistët pjesëmarrës, por edhe të ftuar special. Në skenë do të ngjitet edhe këngëtarja Elhaida Dani e cila në këtë edicion mban edhe rolin e drejtoreshës artistike të festivalit.

Patjetër që Elhaida do të këndoj në skenë nuk kishte si të ndodhte ndryshe me element krejt të ri që nuk i ka shfaqur ndonjëherë në skenat ku ajo është shfaqur. Kemi disa rikthime shumë interesante nga këngëtar ndër vite do të kemi dhe disa të ftuar që ndoshta publiku nuk i pret ti shohin ë skenën e festivalit”, tha Hasani.

Duket se këtë vit artistët do të shfaqen përpara publikut jo vetëm me interpretimin e këngës së  tyre, por edhe nëpërmjet performancave.

Regjisori Redi Treni po diskuton vazhdimisht me ta që të vijnë në konkurrimin e tyre jo vetëm me zërin por me të gjithë konceptin regjisorial, artistik që kanë dhe ato vet për ta sjellë performancën sa më bukur sa më të plotë”, u shpreh Autorja e Fest 63

Një element tjetër i rëndësishëm i këtij edicioni është edhe publikimi i këngëve në kanalin zyrtar të RTSH në Youtube të cilat në vetëm dy ditë kanë marrë klikime dhe pëlqime të shumta nga fansat e artistëve.

“Publikimi i këngëve në Youtube do ti jap kohë njerëzve që ti mësojnë, të fillojnë ti këndojnë dhe ti shijojnë edhe më shumë”, tha Zenfina Hasani.

Festivali i Këngës në RTSH do të mbahet në datat 19-22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.