Categories: KulturëLajme

FEST 63, Elhaida Dani në “Sanremo” për shkëmbim eksperience

Eliahada Dani, drejtoresha artistike e Festivalit të 63 Këngës në RTSH, ka nisur përgatitjet për festivalin e fundvitit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja njofton se ndodhet në studion e televizionit Italian Rai, ku po merr eksperiencë nga festivali Italian i muzikës së lehtë, “Sanremo”.

Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës si Sanremo, direkt në selinë e Rai, këto mësime do t’i sjellë me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën në festivalin tonë të dashur. Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua, si edhe për të gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sesa e veçantë është për të gjithë. Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është privilegj dhe përgjegjësi.” shkruan këngëtarja.

Por Elhaida shprehet se në këtë rrugëtim të rëndësishëm nuk do të jetë vetëm.

Patjetër nuk do jem vetëm, do kem ekipin por do kem ekipin më të mirë në Shqipëri , të cilët do ti bëjmë të ditur në ditët në vazhdim. Do të jemi rigorozë në të gjitha fazat e punë që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë”, thekson ajo

Elhaida Dani u emërua disa ditë më parë drejtoresha artistike e Festivalit të 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.  Eventi më i rëndësishëm i muzikës në Shqipëri, ashtu siç do vit, mbahet në muajin Dhjetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

14 hours ago

This website uses cookies.