Drejtoresha artistike e Festivalit të Këngës në RTSH, Elhaida Dani e ftuar në studion e RTSH 24, ka zbuluar disa nga surprizat e FEST 63.
Dani zbuloi se duke marrë shkas nga tema e Festivalit, hapja e natës së parë do të jetë demonstrimi më i pastër pse do quhet “Rrënjët”.
“Tema e këtij festivali është “Rrënjët”. unë kam vendosur që kjo temë të jetë ajo që do bazohemi te skenografia, regjia, performancat. U kam kërkuar dhe këngëtarëve që të kenë në vëmendje këtë temë që të mos harrojmë nga kemi ardhur.
Rrënjët ne i kemi këtu kudo shkojmë të fluturojmë. Çdo artist që ngjitet në atë skenë dua të ndihet krenar për rrënjët që ka.
Hapja e natës së parë është demonstrimi më i pastër pse do quhet rrënjët dhe nga aty vazhdon gjithë arti”, deklaroi Dani.
Drejtoresha artistike e Festivalit të Këngës u shpreh ndër të tjera se Orkestra Simfonike e RTSH-së do të përformojnë drejtpërdrejtë gjatë performancave të artistëve.
“Për ne këngëtarët shqiptarë është rast i rrallë të ngjitemi në skemë dhe të performojmë këngët tona me një orkestër të tërë live dhe të kemi gjithë atë ekipi që punon vetëm për ty. Tradita jonë nuk na mundëson që të kemi koncerte. Është mëkat të dalësh në atë skenë dhe të mendosh vetëm Eurovizionin”, u shpreh Elhaida Dani.
Kjo e fundit, nuk ka pa përmendur ekipin që ka punuar për festivalin, duke shprehur falënderimet për punën e madhe që është bërë.
“Në momentin e parë që pranova detyrën time të re, nuk mendoja asnjëherë që do ishte kaq përgjegjësia e madhe që do vinte deri në këtë pikë dhe do duhej të merresha me gjithçka. Jam me fat se rreth meje kam njerëzit më profesionistë në Shqipëri. Kam Zefina Hasanin, prodeucente ekskluzive, regjisorin Redi Treni, kemi Aurorën në krye, drejtoreshën e festivalit që na e ka bërë punën më të lehtë me ëmbëlsinë dhe zotësinë e saj, me dy producentët e shpirtit, Shpëtim Saraçi dhe Alfred Kaçinari që jam krenare që bashkëpunoj me ta.
Nuk bëhet gjërat vetëm. Atë frikën që pata në fillim ma kanë bërë të lehtë vetëm këta persona.
Kur e shoh të gjithë strukturën si funksionon pas skene dhe gjithë punën që bëhet me muaj të tërë, publiku sheh vetëm ato 4 netë dhe kur është me fat këngët pak më herët sikurse ndodhi këtë vit, këngëtarët vijnë në prova vetëm disa javë më parë. Ndërsa ekipi e sheh rrotën që sillet me muaj rresht. Është strukturë gjigande. Pjesëzat po bëhen një e tërë. Jemi në ditët e fundit dhe jam krenare. Uroj që gjithë puna që kemi bërë të na dalë në pah”, përfundoi Dani.
Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet nga data 19 deri në 22 dhjetor në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
Për herë të parë, Fest 63 do të prezantojë një sistem votimi të zgjeruar, ku do të përfshihet edhe diaspora, e cila do të ketë mundësinë të votojë për këngën fituese. Ky hap i rëndësishëm do të sjellë një lidhje më të ngushtë me komunitetin shqiptar jashtë vendit dhe do të bëjë festivali edhe më tërheqës dhe gjithëpërfshirës.
Për sa i përket çmimeve, ky vit do të sjellë një ndryshim të madh: do të ketë një fitues të vetëm, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Ky ndryshim vjen për të thjeshtuar procesin, ku publiku dhe juria do të kenë mundësinë të zgjedhin këngën më të mirë.
Gjithashtu për herë të parë, ky festival do të përdorë sistemin e automatizuar të të njëjtit standard që përdoret në Eurovision, duke garantuar performanca të përpikta dhe të jashtëzakonshme.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.