”Fest ’63” – Hapen aplikimet, këngët të dërgohen në datat 27, 28 dhe 29 shtator

“Fest ‘63” po troket… Ndaj Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit që të dërgojnë krijimet e tyre në e-mailin zyrtar festivali63@rtsh.al, në datat 27-28 dhe 29 Shtator.

Të gjithë artistët të cilët dëshirojnë ti bashkohen festivalit më të rëndësishëm të muzikës në vend duhet të ndjekin me kujdes hapat e mëposhtëm dhe të aplikojnë duke dërguar:

  • Këngën e plotë në formatin mp3
  • Orkestralen bashkë me zëra shoqërues në formatin mp3
  • Tekstin (poezinë) e këngës në formatin word
  • Minutazhi i këngës konkurruese nuk duhet t’i kalojë 4 minuta, si edhe të jenë të shkruar  emrat e autorëve të këngës konkurruese (kompozitori, poeti, orkestruesi, producenti realizues dhe studio realizuese)
  • Autorët e këngës duhet të jenë shqiptarë, Kompozitori lejohet të prezantojë në festival vetëm 1 KËNGË
  • Fotografi të artistit apo grupit performues nëse merr pjesë për herë të parë në festivalin e RTSH-së. Artisti performues (këngëtari) duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç.
  • Numër kontakti dhe email për komunikim direkt me stafin e festivalit

Menjëherë pas dërgimit të email, artistët pjesëmarrës do të marrin konfirmim për dorëzimin me sukses të materialeve konkurruese. Të gjitha krijimet që do të dorëzohen duhet të jenë të reja dhe të pa publikuara më parë, në asnjë formë e format.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.