Interesi i publikut për të ndjekur drejtpërdrejt Festivalin e 63-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar është mjaft i lartë.
Kjo duket edhe në shitjen e biletave, si në sportelin e Pallatit të Koncerteve, ashtu edhe në platformën online, myticket.al.
“Si çdo vit tjetër edhe këtë vit interesi ka qenë i lartë. Fillimisht kanë dalë në shitje nata e parë dhe e dytë dhe ka pasur goxha interesim. Biletat janë shitur fizikisht në sportele apo online. Sapo ka dalë dhe nata e tretë live. Pritet të dalë dhe nata finale. Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë deri në 20 mijë lekë, sipas zonave“, tregoi Erida Keça, përfaqësuese e Myticket.al.
Mënyra për të blerë biletën më mënyrë elektronike është fare e lehtë.
Festivali nis pas 4 ditësh, në 19 dhjetor dhe këtë edicion do ketë një fitues, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Policia e Shtetit, publikoi të dielën planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit, Shqipëri…
Arritje historike. Një fitore 3-1 dhe… Kosova e sheh veten në Ligën B të Ligës…
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për…
Nuk ka Final Four të Ligës së Kombeve për Italinë e Spallettit, që në Dortmund,…
Janë përcaktuar gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Portugalia do të sfidojë Gjermaninë(gjermanët mundën Italinë), përmbysi…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
This website uses cookies.