Poezia “Mall”, e Ismail Kadaresë, një këngë nga Pirro Cako çeli Natën e Tretë të Fest 63 të këngës në RTSH. Kjo natë dhuroi emocione, jo vetëm për nostalgjikët por për të gjithë publikun që mbushi plot e përplot sallën e Pallatit të Koncerteve. Nën magjinë e skenografisë së Albi Cifligut, në këtë mbrëmje skena për artistët nuk ishte vendi i garës, por kujtesë e këngëvë ndër vite që bënë historinë e muzikës shqiptare. Këngë jo vetëm trofe, por refren i të gjitha kohërave…. Në kujtim të poetëve që nuk jetojnë më, 30 artistët konkurentë sollën në duete këngë të festivaleve ndër vite…Një mbrëmje emocionesh të mëdha, kjo natë e tretë u vesh me nostalgji ku si një aeoreolë u projektuan dhjetra këngë që kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut. Mbrëmja dedikuar nostalgjisë, ngjiti në skenë edhe një pjesë të anëtarëv të jurisë, këngëtarë. U kujtuan gjithashtu vargje lirike të poetit të ndjerë Jorgo Papingji, një ndërthurje edhe e të ftuarve artistë jashtë konkurimit, personalitete të artit gjithashtu recituan tekste të këngëve, ndër më të njohurat…Në skenë ngjitet Luiza Xhuvani, arsyen e ardhjes në këtë festival të sivjetshëm e zbulon vetë aktorja e njohur… Në këtë natë nostalgjike nuk mungoi as ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, e cila përshëndeti festivalin e 63 të këngës me një video mesazhi. Jonida Maliqi këndoi këngën ‘‘E dua Lumturinë‘‘ fituese e festivalit të vitit 1987, më të njëjtën përshtatje veshje skenike të atij viti.Dhe në fund festivali rikthehet aty ku e nisi, me qëllimin për të zgjedhur më të mirin e kësaj gare muzikore, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion….Nata e tretë e Fest 63 u mbyll me shpalljen e 15 emrave të artistëve fitues që kaluan në finale.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.