FEST 63 po afron, Deda: Prurjet muzikore të 30 artistëve janë mjaft të mira
Festivali i fundvitit aq i dashur për publikun po troket. Ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur, të gjithë elementet artistik po ndërlidhen së bashku për të sjellë një spektakël të vërtetë të muzikës së lehtë shqiptare.
Bendi muzikor drejtuar nga kantautori, Elton Deda po vijon me provat muzikore, ndërsa shumë shpejt do t’i bashkohet edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
“Përgatitjet janë rutinë. Prej më shumë se një jave i kemi këngët. Po punojmë me to. Në fillim jave lidhemi me Orkestrën e më pas me këngëtarët, më pas bëhet struktura dhe shkojmë në Pallatin e Kongreseve. Festivali është një fest dhe detyra jonë është t’i japim jetë nëpërmjet punës tonë“, tregoi Deda.
“Prurjet muzikore të 30 artistëve pjesëmarrës janë mjaft të mira”, shprehet kantautori i cili tregon se këtë vit është punuar që këngët të jenë më afër bendit.
“Kemi mbështetur një ide këtë vit, producentët kanë punuar më shumë për bendin. I shikoj këngët që janë më afër bendit, pasi përgjithësisht tani shkruhet edhe muzikë elektronike, gjëra nuk janë të përshtatshme për një bend. Shumë këngë janë përshtatur shumë mirë’, tha Deda.
Në total janë 30 artistë pjesëmarrës të cilët do të ngjiten në skenën e festivalit të 63 të këngës, dhe do të garojnë për të rrëmbyer çmimet e këtij viti, njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.
Në total janë 30 artistë pjesëmarrës të cilët do të garojnë për të rrëmbyer trofeun e këtij viti, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.