Lajme

FEST 63 po afron, Deda: Prurjet muzikore të 30 artistëve janë mjaft të mira

Festivali i fundvitit aq i dashur për publikun po troket. Ndërsa numërimi mbrapsht ka nisur, të gjithë elementet artistik po ndërlidhen së bashku për të sjellë një spektakël të vërtetë të muzikës së lehtë shqiptare.

Bendi muzikor drejtuar nga kantautori, Elton Deda po vijon me provat muzikore, ndërsa shumë shpejt do t’i bashkohet edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.

Përgatitjet janë rutinë. Prej më shumë se një jave i kemi këngët. Po punojmë me to. Në fillim jave lidhemi me Orkestrën e më pas me këngëtarët, më pas bëhet struktura dhe shkojmë në Pallatin e Kongreseve. Festivali është një fest dhe detyra jonë është t’i japim jetë nëpërmjet punës tonë“, tregoi Deda.

Prurjet muzikore të 30 artistëve pjesëmarrës janë mjaft të mira”, shprehet kantautori i cili tregon se këtë vit është punuar që këngët të jenë më afër bendit.

Kemi mbështetur një ide këtë vit, producentët kanë punuar më shumë për bendin. I shikoj këngët që janë më afër bendit, pasi përgjithësisht tani shkruhet edhe muzikë elektronike, gjëra nuk janë të përshtatshme për një bend. Shumë këngë janë përshtatur shumë mirë’, tha Deda.

Në total janë 30 artistë pjesëmarrës të cilët do të ngjiten në skenën e festivalit të 63 të këngës, dhe do të garojnë për të rrëmbyer çmimet e këtij viti,  njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.

Në total janë 30 artistë pjesëmarrës të cilët do të garojnë për të rrëmbyer trofeun e këtij viti, fituesi i të cilit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

5 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

5 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

5 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

5 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

6 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

6 hours ago

This website uses cookies.