Fest 63 – Slimane i ftuar special në natën e parë

slimane f

Vetëm pak ditë pasi organizatorët e Fest 63 zbuluan të ftuarin e parë special të natës së parë të festivalit , reperin e njohur shqiptar aq të dashur për publikun, Noizyn, tashmë është zbuluar edhe i ftuari tjetër special i cili do të ngjitet në skenën e festivalit mbrëmjen e 19 dhjetorit. Slimane, këngëtari i famshëm francez, do të jetë i ftuar special në natën e parë të Fest 63, duke sjellë një performancë që pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit.

Ylli ndërkombëtar do të sjellë në skenën e Fest 63 jo vetëm energjinë e Eurovizionit në skenën shqiptare, por gjithashtu ka rezervuar edhe një surpizë për publikun shqiptar.

Slimane përfaqësoi Francën në Eurovizion 2024 me këngën e tij të fuqishme “Mon Amour”, një hit që pas suksesit në Eurovizion bëri jehonë ndërkombëtare.

Në vetëm 24 orë pas publikimit, kënga arriti mbi 2 milionë dëgjime në Spotify, duke thyer rekorde për muzikën franceze.

Me një karrierë shumë të sukseshmë disavjeçare, Slimane  është një yll ndërkombëtar, i cili ka shitur mbi 2 milionë albume në mbarë botën dhe ka mbushur arena të mëdha me mbi 1.5 milionë bileta të shitura gjatë turneve të tij.

Slimane është vlerësuar me çmime të rëndësishme si  Grammy francez dhe ka rrëmbyer plot 8 çmime NRJ (enerzhe)Music Awards.

Ndërkohë,  është publikuar edhe lista e artistëve të cilët do të ngjiten në skenë natën e parë dhe të dytë të Fest 63, ku 15 artistë do të përformojnë në natën e parë dhe 15 në natën e dytë.

30 artistët konkurentë pritet të dhurojnë emocione me performancat e tyre live.

Tashmë, numërimi mbrapsht i Festivalit të  63 të  këngës në Radio Televizionin Shqiptar  ka nisur.

 Të enjten e 19 dhjetorit nis spektakli i madh I muzikës së lehtë shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.