Fest Folk 2024/Eventi i organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër u ndal në Pukë
Fest Folk 2024, organizuar nga këshilli i qarkut Shkodër kishte ndalesën e radhës në Pukë. Artistët më në zë të qarkut, dhuruan emocione dhe një mbrëmje magjike për të pranishmit, ku kryefjalë ishin këngët burimore, kostumet dhe vallet tradicionale, që përfaqësojnë traditat dhe vlerat që kanë këto zona. U zgjodh ky moment festiv, që kreu i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou të vlerësoje një prej artistëve të njohur të Pukës, koreografin Riza Hoxha.Për të zotët e shtëpisë, bashkëpunëtorë në organizimin e eventit, kryebashkiakët Rrok Dodaj i Pukës dhe Hilë Curri i Fushë Arrëzit, kjo mbrëmje vlerash, dëshmon bashkëpunimin e mire në këtë nivel të qeverisjes vendore.I nisur në Vau Dejës, më pas në Pukë, ky organizim do të shtrihet në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër me qëllim promovimin e turizmit dhe vlerave të trashëgimisë historike, kulturore dhe etnografike.