“Fest Folk” në Malësi të Madhe – Pjesë e aktivitetit këngëtarët më të mirë të momentit
Malësia e Madhe ishte mikpritësja e radhës e Fest Folk 2024!
Emrat e njohur të muzikës në trevat e qarkut Shkodër ishin pjesë e kësaj mbremje të veçantë artistike që erdhi si bashkëpunim mes Bashkisë Malësi e Madhe dhe Këshillit të Qarkut Shkodër.
Për kreun e Qarkut, Ndou, ky aktivitet jo vetëm prezanton vlerat më të mira, por do të kthehet në një pasaportë që prezanton më së miri Shkodrën brenda e jashtë vendit.
Artistët Frederik Ndoci dhe Nikoll Nikprelaj shprehen se mbrëmje të tilla janë pikë takimi më i bukur me publikun, duke i prezantuar atij traditat dhe vlerat që ka rajoni ynë në art e kulturë e që duhen trashëguar ndër breza.
Fest Folk 2024, pas rrugëtimit në 4 bashkitë e qarkut, do të përmbyllet me koncertin e madh në bashkinë Shkodër në javët në vazhdim.