Festa e emigrantit, Fushë Arrëzi pret emigrantët me këngë dhe valle në shesh

Bashkia Fushë Arrëz ka menduar që këtë vit festa e emigrantit të jetë e ndarë në disa netë. Fundjava iu dedikua emigrantëve në njësitë administrative , të cilët u pritën me këngë e valle.
Ndërsa mbrëmja e së martës ishte e veçantë në sheshin e qytetit të Fushë Arrëzit. Emigrantë të shumtë, të kthyer për pushime në vendlindje, shijuan këngë, valle, interpretime dhe ushqim tradicional të zones.
Festa e emigrantëve tashmë është kthyer në një traditë, e cila rikthehet çdo vit. Për ta, organizime të tilla janë përherë të mirëpritura, pasi shërbejnë edhe për t’u ritakuar më njëri tjetrin.