Pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët mysliman në Lezhë kremtuan festen e Fitër Bajramit.Ata u mblodhën në orët e para të mëngjesit në xhaminë e qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa rituali fetar u drejtua nga myftiu i Lezhës Sadetin Kotorri. Në këtë ditë të shënuar, Myftiu i Lezhës përcolli një mesazh të veçantë për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës që përcjell muaji i shenjtë i ramazanit dhe Fiter Bajrami. Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime mes njëri-tjetrit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar. Tradicionalisht, shumë prej tyre vijojnë të vizitojnë familjarët dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, duke ruajtur kështu frymën e humanizmit dhe bujarisë që përçon kjo festë.
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar qartazi se nuk do të ketë një marrëveshje të ngjashme…
This website uses cookies.