Categories: AktualitetLajme

Festa e Flamurit dhe 79-vjetori i Çlirimit, Balla pritet nga komuniteti shqiptar në Londër

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër është pritur nga një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të spikatur në fusha të ndryshme me rastin e festave të nëntorit, atë të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.

“Historia jonë na bën krenarë. Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Pyesni hebrenjtë si i pritën e si i mbrojtën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke rrezikuar edhe jetën e tyre përballë pushtuesve nazi-fashistë”, tha Balla.

Balla nënvizoi se Shqipëria sot është krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, vendet e Bashkimit Europian dhe të gjitha vendet mike.

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë një arritje historike, falë përkushtimit ndër vite të të gjitha qeverive shqiptare në këto tre dekada”, ka theksuar Balla.

Më tej, Balla shtoi se diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre.

“Dua t’ju kujtoj regjistrimin e adresës suaj, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë më shumë shërbime online nga Shqipëria këtu”, apeloi Balla.

Shqipëria e Britania e Madhe kanë një histori që këtë vit shënoi 101 vite miqësie, tha Balla, duke theksuar kontributin e palës britanike gjatë luftës.

Oficerët britanikë të ndërlidhjes janë pranë  këtyre partizanëve dhe i kanë çmuar lart cilësitë e tyre luftarake në zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”, do të shprehej Kryeministri britanik Winston Churchill në vitin 1943“, u shpreh Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

17 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

17 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

17 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

17 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

17 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.