“Festa e Gështenjës” në vitin e katërt/ Eventi tërheq interesin e qindra personave, shqiptarë e të huaj
“Festa e gështenjës” është organizuar në Njësinë Administrative Shllak në vitin e saj të katërt. Një iniciativë e reporterit Mark Gjeka, ka gjetur përkrahjen dhe mbështetjen e famullitarit të zonës Dom Marjan Gjinesha si dhe Bashkisë Vau Dejës, pjesë e të cilës është edhe Shllaku.
Këtë të dielë, ku moti favorizon evente të tilla, gjatë ceremonisë, Bashkia Vau Dejës nderoi me çertifikatë ish- famullitarin Dom Ardian Arra, i cili falenderon për vlerësimin…I pranishëm në këtë event për herë të dytë radhazi, kryebashkiaku i Vau Dejësit ka bërë edhe një premtim publik, i cili u duartrokit dhe u mirëprit nga të pranishmit.E njohur për masivët me pyje të gështenjës, festa që është pagëzuar me emrin e këtij fruti, prej vitesh tërheq vëmendjen e qindra personave, shqiptarë e të huaj. Pjesë e rëndësishme është edhe muzika, kënga e vallja, organizuar me mbështetjen e artistëve, grupeve e shoqatave të zonës por jo vetëm.