Festa e krijimit të policisë së shtetit/Homazhe për efektivët e rënë në krye të detyrës

111 vjetori lezhe
111-vjetori i krijimit të policisë së shtetit u kremtua edhe në Lezhë.Në momerialin e efektivëve të rënë në krye të detyrës u ngrit flamuri si dhe u vendosën kurora me lule. Ndërsa pjesë e aktivitetit ishin drejtues policie, punonjës dhe ish-punonjës, familjarë të të rënëve dhe autoritete lokale.Në fjalën e tij para të pranishmëve, Drejtori i Policisë Vendore të Lezhës Alfred Elezi, tha se kjo ditë na tregon rëndësinë e uniformës që mbajmë, ndërsa këtë ceremoni përshëndeti Prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi, i cili vlersoi rolin e uniformave blu në shërbim të komunitetit. 111-vjetori i policisë së shtetit u kremtua edhe në Mirditë, në një ceremoni ku ishin të pranishëm punonjës policie, familjarë të të rënëve dhe autoritete lokale.Shefi i Komisariatit Klodian Kondi, garantoi angazhim maksimal në goditjen e çdo paligjshmërie.Në këtë përvjetor të policisë Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi me çertifikata mirenjohje shefin e Komisariatit të Policisë Lezhë Kryekomisar Behar Caka, si dhe dy punonjës të tjerë policie.