Festa e Kurban Bajramit, politikanë dhe përfaqësues të pushtetit vendor zhvilluan vizita në xhaminë e Parrucës

Në respekt të besimtareve myslimanë, të cilët festojnë festën e Kurban Bajramit, në xhaminë e Parrucës, kanë zhvilluar vizita përfaqesues të pushtetit vendor dhe partive politike. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e konsideroi këtë ditë të shenjtë një burim frymëzimi dhe harmonie mes njëri-tjetrit, duke mos e humbur besimin tek Zoti. Ndërkohë, edhe deputetët e Shkodrës e përfaqësues të pushetit vendor kanë uruar nga xhamia e Parrucës besimtarët myslimanë, me rastin e festeës së Kurban Bajramit.
