Festa e Luleve në prag, data 6 maj do të shoqërohet nga një program i pasur artistik
Festa e Luleve është një traditë e hershme në qytetin e Shkodrës. Ajo festohet përherë me këngë e valle dhe aktivitete kulturore artistike përgjatë gjithë ditës. Edhe këtë vit 6 maji do të vijë me një program të larmishëm , që nis në mëngjes herët dhe mbyllet në darkë vonë.
Dita e Luleve vjen këtë vit nën moton “Lule je, lule frymon”. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë ata që duan të vizitojnë qytetin e Shkodrës.
“Dita e Luleve” do të shënojë po ashtu koncertin e parë për këtë vit të Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Organizimi i këtij eventi mbështetet nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën “Aarhus” Shkodër.