Festa e mësuesit, Muzeu Historik Shkodër mirëpret mësuesit veteranë

Me rastin e festës së 7-Marsit, Muzeu Historik Shkodër ka mirëpritur me buqeta lulesh mësuesit veteranë .
Aktiviteti u organizua nga drejtuesit e këtij institucioni për të kujtuar dhe nderuar mësuesit, të cilët dhanë ndër vite një kontribut të vyer për përhapjen e dijes tek brezat e rinj.
Ish – mësuesit e pranishëm uruan festën , si dhe dhanë mesash për mësuesit e rinj që ta duan këtë punë fisnike.
Mësuesit ndanë me njëri-tjetrin kujtimet viteve të tyre të punës , sa të gëzueshme , aq dhe mallëngjyese.