Festa e Pashkës, atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë

Me qirinjtë në duar, që ndriçonin nga drita e përjetësisë, në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes së Pashkës.

Qindra besimtarë të pranishëm ndoqën lutjet e drejtuara nga Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.

Edhe në Lezhë, besimtarët katolike ju bashkuan ritualit fetar në katedralen e “Shën Nikollit”. Rituali i cili zgjati deri në mesnatën e së shtunës, u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale i cili në fjalën e tij para besimtareve, tha se Jezusi duhet të jetë në qendrën e jetës tonë si e vetmja mënyrë për të mposhtur frikën e çdo gjë tjetër.

Besimtarët katolikë të qarkut Berat kremtuan Pashkën dhe mesha e  shenjtë u mbajt në Kishën “Zonja e Këshillimit të mirë” në Kuçovë.Besimtarët katolikë beratas uruan njëri-tjetrin për më shumë paqe dhe dashuri në familjet e tyre.

Besimtarët katolikë kremtuan Pashkën në kishën e zonjës së pa përlyer në Fier. Besimtarët kanë ndjekur këtë të diel meshën ringjalljes së Jezu Krishtit. Të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shpresë e dashurie. Të njejtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom  Francesco Pascuale  i cili drejtoi meshën e shenjtë të pashkës.

Besimtarët katolikë të Lushnjës janë mbledhur në kishën e shenjtëve Pali dhe Pjetri për të marrë pjesë në meshën tradicionale të pashkës. At Pavlin Zefi ka drejtuar meshën dhe në fjalën e tij ka përçuar mesazhet e domethënies së pashkës, si fitore e jetës mbi vdekjen.

Pashka është një nga ngjarjet më të rëndësishme të besimit të krishterë. Ajo simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit dhe ringjalljen e tij duke marrë përsipër mëkatet e botës.

Simbol i kësaj feste janë vezët e kuqe dhe buka e Pashkës që bekohet një ditë para festës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

1 hour ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

2 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

2 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

2 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

2 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

2 hours ago

This website uses cookies.