Festa e Pavarësisë, qindra qytetarë nga Kosova nisen drejt Tiranës dhe Vlorës
Në festën e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, qindra qytetarë nga Kosova dhe trevat shqipfolëse me simbole, flamuj kuq e zi dhe veshje kombëtare, janë nisur drejt Tiranës, Krujës dhe Vlorës për të festuar festën kombëtare të shqiptarisë.
Në kuadër të festës kombëtare, Bashkia e Tiranës organizon sot paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Shqiptarët nga e gjithë bota bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë. Në paradë pritet pjesëmarrja e mbi 10 000 qytetarëve, nga mbi 150 qytete shqipfolëse.