Festa e Shën Kollit në Lezhë, pjesë e ritualit dhe nunci Apostolik Imzot Luigi Bonazzi

0a9f38b555594cf19b38dfea8ef75092

Besimtarët e krishterë në Lezhë kremtuan festen e “Shën Kollit”, pajtorit të kësaj dioqeze. Proçesioni fetar nisi nga katedralja e vjetër e “Shën Kollit”, që sot ndodhet memoriali i Gjergj Kastriotit.

Pasi u luten aty, besimtaret të udhëhequr nga përfaqësuesit e klerit katolik shtegtuan drejt katedrales së re të qytetit ku u mbajt dhe mesha e shenjtë, e cila u drejtua nga nunci apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.

Ipeshkvi i diaqozes së Lezhës, Otavio Vitale thotë se “Shën Kolli” është shenjti që gëzon me dhurata fëmijët dhe ndihmon personat në nevojë.

Në të njëjtën linjë ishte dhe nunci apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi, i cili duke ju referuar “Shën Kollit” tha se të gjithë kemi nevojë të marrim ato dhurata për të jetuar mirë jetën e krishtere dhe njerëzore.

“Është herë e parë që unë kremtoi festen e Shën kollit këtu. Prandaj besoj se të gjithë jemi këtu me idenë që do ta marrim diçka. Ne dimë që Shën Nikolla bën dhurata shumë të bukura dhe të gjithë ne kemi nevojë për ndonjë dhuratë të posaçme dhe të veçantë. Ndoshta nuk e dimë saktësisht se çarë duam, por ndaj marrim pjesë në këtë ritual fetar me atë vetëdije se secili prej nesh do të marrë atë që i nevojitet, pra të marrë ato dhurata që i duhen për të jetuar mire jetën e vet të krishterë dhe njerëzore“, tha Imzot Luigi Bonazzi.

Kjo festë kremtohet nga besimtaret katolikë çdo pesë dhjetor në mbrëmje ku me këtë rast është traditë  të flijohet një gjel dhe të ndizet qiriu i Shën Kollit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.